Korçë, mure ballkoni dhe ndarës pa leje, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari

Korçë- Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës për ndërtim të paligjshëm. Kostaq Kosturi, banues në lagjen 8 Korçë u kap në flagrancë duke ndërtuar muret e ballkonit të banesës së tij, jashtë kubaturës ekzistuese.Ndërkaq në afërsi të këtij ballkoni është konstatuar dhe një mur ndarës, i ndërtuar në zonë publike dhe për ndërtimin e tyre nuk disponon asnjë lloj dokumenti.muri ndares korce                (Ne foto: muri ndares i ndertuar ne zonen publike)Materialet lidhur me këtë shtetas i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.