Heqja e lapidarit, OSBE: Keqardhje për mungesën e kompromisit

Shefja e  prezencës së OSBE-së në Beograd, Paula Thiede, ka shprehur keqardhje për mosarritjen e një konsensusi për lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës.Në një deklaratë për shtyp, Thiede ka kërkuar gjithashtu nga të dyja palët të ruajnë qetësinë në mënyrë që dialogu i nisur mes Kosovës dhe Beogradit të vijojë normalisht.“E kuptoj se vendimi i pranueshëm reciprokisht ishte afër arritjes. Negociatat duhej të vazhdonin për gjetjen e zgjidhjes, që do të respektonte dëshirat e të dy komuniteteve” tha Paula Thiede.Ndërkohë policia serbe hoqi mëngjesin e sotëm lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.Qindra forca serbe ishin angazhuar për heqjen e memorialit, veprim që u cilësua si jo i drejtë edhe nga prezanca e OSBE-së në Beograd.