Daçiç: Përmendorja u largua pa forcë dhe pa incidente

“Pjesëtarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë, aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës”. Kështu ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiç në një proncim për mediat pas largimit të lapidarit nga qendra e Preshevës.Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë."Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të respektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti" ka thënë Daçiç.