Policia serbe heq lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë

Autoritetet serbe kanë hequr lapidarin e UÇPMB-së në Luginën e Preshevës në orët e para të mëngjesit, duke i dhënë fund debatit që ka shkaktuar tensione mes Beogradit dhe Prishtinës.Më shumë se 200 forca  të xhandërmarisë serbe të armatosur rëndë janë vendosur në sheshin kryesor të Preshevës, 350 kilometra në jug të Beogardit dhe kanë lëvizur lapidarin ku shkruhen emrat e 27 ushtarëve shqiptarë që humbën jetën një dekadë më parë.Gjatë aksionit nuk ka pasur incidente apo protesta edhe pse zyrtarët vendas nuk kanë pranuar të komentojnë.Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit u rebeluan në vitin 2000, duke kërkuar bashkimin e zonës me Kosovën. Luftimet përfunduan në Maj të vitit 2001.Autoritete  e Beogradit i konsiderojnë  luftëtarët e UCPMB-së si terroristë e ndërsa  për shqiptarët të cilët përbëjnë 70 për qind të popullsisë i konsiderojnë heronj.Lapidari i vendosur para  bashkisë së qytetit, është cilësuar nga kryeministri i Serbisë si një provokim i hapur e ndërsa  koha që autoritetet vendore ta largonin ishte data 17 janar.Bashkia e Preshevës kishte propozuar që lapidari të vendosej në oborrin e një xhamie vendase por propozimi nuk u pranua. Gjatë debateve është kërkuar dhe ndërhyrja e qeverisë së Prishtinës dhe Tiranës për të ndërmjetësuar për çështjen.