Denoncimi online i ndërtimeve pa leje, qytetarët vlonjatë: S’dimë ta përdorim internetin

“Brenda një kohe shumë të shkurtër do të krijohen të gjitha mundësitë që përveç numirt 129, ndërtimet pa leje dhe krimet mjedisure të denoncohen edhe online, duke ndërtuar kështu platformën e nevojshme për ta bërë më të lehtë aksesin e qytetarëve dhe policia e shtetit, për ta bërë më të shpejtë ndëshkimin e përgjegjësve.”Ky është opsioni që ministri Tahiri i jep qytetarëve në të gjithë vendin që të japin kontributin e tyre kundër rrënimit të territorit, sigurisht një mundësi që shteti e kërkon për të marrë më shumë fryte në luftën kundër ndërtimeve pa leje.Po sa efektive mund të jetë kjo? Qytetarët vlonjatë ku fenomeni është historik e shohin me skepticizëm.Një ide e tillë do të ishtë funksionale nëse do të kishte edhe infrastrukturën funksionale. Pra internet në të gjithë vendin dhe sigurisht njohuri që qytetaret nuk e kanë të mundur në zonat e thella të vendit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter