Ligji antiduhan s'gjen zbatim, në lokalet e Tiranës vazhdon të tymoset
Tirane- Është vetëm dita e tretë e hyrjes në fuqi e ligjit antiduhan të ndryshuar , por në lokalet e kryeqytetit tymi i duhanit nuk ka të sosur. Me kamera amartore në disa lokale situata që na shfaqet është e dukshme.Ligji parashikon edhe burg përveç gjobës për ata që e shkelin. Por ka nga ato qytetarë që thonë se janë të gatshëm të pranojnë edhe prangat, para alternativës së gjobës. Ata thonë se nuk mund ta lënë duhanin, të cilën e shohin si një mjet ngushëllimi në këtë situatë të papunësisë.“Unë jam i papunë. S’ka çfarë të më marrë shteti. Ndaç burg ndaç të më marrë peng unë s’kam asgjë. Mund të pij dhe një paketë që të shkoj në burg pasi nuk kam me se të ushqehem.” Thotë një qytetar.Taksia është një mjet tranpsorti që i është shtuar hapësirave publike ku ndalohet cigarja. Një nga shoferët taksi duket skeptikë.“Nuk është hera e parë që ndërmerren situata të tilla sensibilizuese. Ka shumë ligje që bëhen çdo vit, por fakti është se është i vështirë zbatimi.Zv ministri Klodian Rrjepaj zyrtari i parë që sqaron ndryshimet në ligj sipas të cilës masat ndëshkimore për duhanpirësit tashmë i ka policia.“Qytetarët që ndoshta mund të jenë në shkelje të ligjit do të penalizohen. Dhe do të ketë mekanizma për identifikimin e tyre. Ka penalitete për të cilat do të merret policia e shtetit”
(Në foto: Sot lokalet e Tiranës filmuar nga një kamer amatore)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter