VIDEOLAJM/ Xhihadisti shqiptar rrëfen për “luftën e shenjtë” në Siri
Një rrëfim për “luftën e shenjtë”, apo xhihadin në Siri vjen nga një i ri. Rrëfimi i tij, që nuk dihet se kur është inçizuar, mban datën publikimit 21 mars të vitit 2014 dhe qarkullon në youtube. Në këtë rrëfim para kamerës, shqiptari, me emrin Ebu Turabi Al Albany, tregon se ka katër muaj që ka marrë këtë rrugë.Ai ka treguar se ka mbajtur 20 ditë burg, ndërkohë që edhe është plagosur.“Përvoja ime me xhihadin është një përvojë e paharrueshme”, thotë i riu shqiptar, duke treguar më pas edhe në vendet ku është trajnuar ushtarakisht, apo siç thotë ai, “përgatitje për xhihad”.Ai tregon se si grupi të cilit ai i përkiste ishte rrethuar nga grupi “Jaysh Al Hur” apo Ushtria e Lirë i njohur edhe si “Ushtria për Çlirimin e Sirisë”, rrethim i cili thotë të ketë zgjatur 10 ditë, ndërsa tregon se grupi të cilit ai i përkiste ka qenë i dobët, pa armatim e pa ushqim në këtë rast.Ja çfarë tregon ai për xhihadin:"Po e filloj tregimin tim për rrugën e xhihadit. Unë kam bërë ixhret në tokën e shenjtë, në tokën e xhihadit, tokën e bekuar në të cilën allahu e ka ngritur. Qëndrimi im në tokën e shenjtë është përafërsisht 4 muaj dhe përvoja ime me xhihadin është e paharrueshme. Gjeja e parë që bërë kur mbërrita në Siri shkova në kampin Sulejman, aty kemi bërë ushtrime ushtarake përgatitje për xhihad dhe pas një kohe të shkurtër na kanë rrethuar grupi që quhet “Zinki”.Pas një rrethimi 10 ditor në kapën të dobët, pa armë pa municione dhe rrethimi ka qenë i papritur. Aty pas rrethimit 10 ditor jemi sulmuar nga grupi i “Nuredin Zinki”. Gjatë sulmit të tyre jemi plagosur shumë vëllezër dhe unë së bashku me disa vëllezërit e mi u kapëm rob.Të gjithëm ishim të plagosur jemi dërguar në spital për të na mjekuar plagët dhe më pas në kanë futur në burg. Kemi qëndruar në burg aty, na kanë marrë në pyetje. Kur na kanë marrë në pyetje na i kanë mbuluar sytë dhe nuk kemi parë gjë. Mua më kanë pyetur për ardhjen në xhihad, në atë kohë kisha 2 muaj në xhihad. Nuk flisja mirë arabisht dhe na sollën një përkthyes.Na pyetën për xhihad dhe ata na kanë urryer ne. Më pyetën mua për cfare e keni vrarë Jabhah An-Nusrah dhe Jysh al Hurr. Unë iu përgjigja se nuk i kemi vrarë, por ata na kanë varë ne, na kanë sulmuar. Kam dëgjuar fjalët e tyre dhe kam menduar se janë myslimanë. Ata na kanë gjuajtur ne me armë dhe nuk kemi pasur rrugëdalje. Më thanë që gjithacka është në rregull me ty dhe do dalësh për pak ditë nga burgu.Më thanë cfarë do bësh pasi të dalësh nga burgu? Nuk e di i thashë, njëherë për njëherë unë jam këtu për xhihad për të ngritur fjalën e allahut.Qëllimi i tyre ishtë që ne ti bashkoheshim grupit të tyre, por ne nuk pranuam. Në burg ka pasur edhe vëllezër të tjerë që kanë qenë të plagosur, edhe unë isha i plagosur por tani jam mirë.Ditën që kam dalë nga burgu, ata që na kanë marrë në pyetja i kam parë aty. Më pyeti një roje burgu që më tha e a di kush të ka marrë në burg? Jo i thashë. Aty ishtë një drejtor burgu që nuk ja di emrin, dhe më tregoi që është ky dhe një tjetër. Unë e pashë, e njoh njërin prej tyre. Ai më tha se nëse do t’i bashkohesh grupit tona do kesh gjithçka . Unë iu përgjigja se nuk i bashkohem grupit. Ju na i morët të gjitha paret, ju e hëngrët pasurinë e myslimanëve dhe tani doni të na mashtroni me pare."Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter