Berisha: Me shkrirjen e INUK dhe të policive, Rama po ngre shtetin policor
Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha parasheh, me shkrirjen e INUK-ut së pari dhe të policive të tjera, si Tatimore e Pyjore, falimentimin total të Policisë së Shtetit dhe përfshirjen e vendit tërësisht nga kriminaliteti.Në një shënim të tij në Fb, Berisha gjykon se Rama është duke nxituar drejt shtetit policor, që do të thotë, sipas tij, se Policia e Partisë Socialiste do të bëhet e gjithëfuqishme.“Në modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin Kristaq Rama shpalli në programin e qeverisë së tij, platformën "një shtet - një polici", - shkruan Berisha. - Ky përbën një rikthim të plote tek regjimi hoxhist, gjatë të cilit nuk ekzistonte asnjë polici tjetër përveç Policisë së Shtetit. Në zbatim të kësaj platforme, që nuk ekziston në asnjë vend të lirë të planetit, sotRama njoftoi se brenda një muaji INUK do të shkrihet dhe funksionet e tij do kalojnë në Policinë e Shtetit. Burime afër tij bëjnë të ditur se i njejti fat pret Tatimet, Inspektoratin e Mjedisit, Policinë Pyjore.Kështu pra, - thekson ish-Kryeministri, - Policia e PS-së do të bëhet e gjithëfuqishme për qytetarin e thjeshtë, duke filluar nga vija e ujit dhe ndërtimi apo rindërtimi i banesës, tek taksat dhe detyrimet tatimore, lejet e mjedisit dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Kjo do të sjellë falimentimin total me shpejtësi të policisë dhe kriminaliteti do të përpijë tërësisht vendin.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter