Jahjaga: Pajtimi vjen me drejtësinë për të përdhunuarat dhe të zhdukurit

Austri – Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka deklaruar sot n ga Austria se dalëngadalë, rajoni i Ballkanit po dëshmon vullnetin për pajtim dhe bashkëjetesë, të cilat mund të evolojnë edhe më pasi të jetë vënë në vend drejtësia për viktimat e luftës, veçanërisht për gratë e përdhunuara dhe familjet e të zhdukurve.Në fjalën e saj mbajtur në Forumin Evropian Alpbach në Austri, Jahjaga theksoi se “bashkëjetesa nënkupton pajtim mes njerëzve që e kanë parë njëri tjetrin me dyshime. Pajtim të drejtë dhe të plotë me drejtësinë që do të vihet në vend, për të shëruar shpirtrat e të gjitha atyre viktimave të luftërave të përgjakshme , posaçërisht për gratë e përdhunuara dhe për familjet e atyre që sot ende janë të zhdukur. Dhe pajtimi ka kuptim kur pranohen realitetet! Sepse kjo ndryshon edhe qasjen e fqinjëve ndaj njëri tjetrit dhe përshpejton rrugën drejt BE-së.”Jahjaga mori pjesë në panelin "Nga pajtimi drejt integrimit" në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe pjesëmarrës nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. Pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer.Para fillimit të punimeve të panelit "Nga pajtimi drejt integrimit", në shenjë respekti për presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani në Forumin Evropian Alpbach, presidenca austriake dhe organizatorët e Forumit organizuan një pritje ceremoniale me gardën e Landit të Tirolit.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter[caption id="attachment_358131" align="alignleft" width="2048"]10551566_681734915248988_3770399985806448543_o Nga pritja në Austri, në Forumin Evropian Alpbach[/caption]