Fëmija 8 vjeç nga Kosova në luftën e Sirisë, nëna apel bashkëshortit: Ma kthe djalin

Përfshirja e kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësues. Një nënë nga Prishtina, Pranvera Abazi, 30 vjeçe thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, mori me vete dhe pa lejen e saj djalin, Erionin.Fëmija i çiftit kosovar është vetëm 8-vjeçar dhe shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it. Pranvera kërkon me dëshpërim që kushdo që e mban ta kthejë sa më parë në Kosovë djalin e saj të vetëm, raporton KTV.Ka gati dy muaj që Pranvera Abazi imagjinon vetëm një skenë sa herë që nis dita e re – kthimin e djalit të saj, Erionit, në shtëpi. Erioni, 8 vjeç, që duhej të niste klasën e tretë javën e ardhshme, është në Siri. Atë e ka marrë me vete babai i tij, Arbeni, që ka shkuar atje për të luftuar krah ISIS-it dhe kundër forcave të Assadit.“Çdo ditë në mëngjes mendoj se vjen sot në mbrëmje, them se hë po vjen sot. Jam duke e pritur, të shkoj ta marr në aeroport, shpresoj të vijë tani në shtator, sepse të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë”, deklaron Pranvera Abazi.Nëna e tij është tmerruar kur ka parë sot fotot e para që prej largimit të dhunshëm të djalit. Ai shihet me të tjerë fëmijë dhe me luftëtarë të rritur, me gishtin lart – shenjë që Zoti është një – dhe me flamurin e ISIS-it. Pranvera, 30 vjeçe, kujton momentin kur e ka parë për herë të fundit djalin e tij, pasi që bashkëshorti i kishte thënë se po shkonin për disa ditë në Rugovë.1 javë më pas gjithçka që ka marrë Pranvera është ky mesazh nga Arbeni, në të cilin ai vetëm i tregon se bashkë me Erionin është në Siri, raporton KTV.Pranvera thotë se kurrë nuk e ka menduar që Arbeni do të mund ta merrte djalin me vete, edhe pse vetë kishte dhënë shenja se do të shkonte për të luftuar.Në gjithë këto javë, Pranvera ka folur vetëm një herë me Erionin në telefon.“Kam folur me të shumë pak, i kam thënë a pot ë vjen të të merr mami. Aty dëgjoheshin të tjerë që thoshin është me vëllezër myslimane dhe më nuk kam folur me djalin.Për burrin e dija, faleshe, thoshte une nuk e kam vendin këtu, unë e di ku e kam vendin, pos a tju lë ju rehat”, thotë mes lotëve Pranvera.Derisa vazhdon ta ketë shumë të vështirë ta kuptojë arsyen pse Arbeni e mori djalin me vete, Pranvera e lut atë dhe këdo tjetër që mban Erionin që ta kthejë së më parë në shtëpi.“Kisha dashur të ma kthentë në shtëpi, për hir të atyre viteve që kemi kaluar, Erjoni është i vogël 8 vjeç. Lus edhe familjet e tjera shqiptare që janë aty me Erjonin që të ma kthejnë se ai është i vogël dhe doja të ishtë këtu me mua, sepse aty është pa lejën time”, thotë nëna e 8 vjeçarit.Policia e Kosovës ka bashkëpunuar gjithë këtë kohë me familjen dhe po bën gjithçka që është e mundur të gjejë rrugë për ta kthyer fëmijën në shtëpi.Si Erioni besohet se ka edhe të tjerë fëmijë kosovarë në Siri, e që me gjasë atje kanë shkuar familjarisht.Pjesë e luftimeve të ISIS-it në Siri e Irak janë edhe fëmijë të moshës 12-13 vjeçare. Pasi e ka sulmuar në Irak, SHBA-ja po planifikon ta sulmojë këtë organizatë edhe në Siri.Në çfarëdo rrethane Pranvera vazhdon të shpresojë që Erionin do ta lejojnë të kthehet aty ku është më i sigurti – pranë nënës së tij. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter