Samiti, Nesho: Gjermania zgjeron influencën, Ballkani merr si garanci integrimin

Tiranë - Diplomati Agim Nesho, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, ka ndriçuar në “Ora News” disa nga dritëhijet e Konferencës së pritshme e Berlinit. Sipas tij, ajo është me përfitime të dyanshme, edhe për Gjermaninë, edhe për vendet e Ballkanit që aspirojnë BE-në; në një kohë kur po shfaqen fuqi rajonale në ngritje, siç është Federata Ruse, Gjermania zgjeron lidershipine saj në zona ku kërkohet një i tillë, siç është Ballkani dhe nga ana tjetër, u zhduk pasigurinë këtyre vendeve dhe u jep garancinë se pavarësisht se kur do të bëhet integrimi, e ardhmja e tyre është BE-ja.Përsa i përket përfaqësimit shqiptar, Nesho tha se “ ne do të parapëlqenim shumë që roli shqiptar të ishte në lidership nga pjesa ballkanike, por kjo është më tepër për faktin se Shqipëria kryeson grupin e vendeve të Inisiativës së Evropës Juglindore dhe si e tillë është zgjedhur e para midis të barabartëve duke qënë se ka, me rotacion, drejtimin e këtij grupi vendesh.”I ftuan në “Këndin e Intervistës” së Ora News”, diplomati Nesho ka sqaruar mjaft pikëpyetje për rëndësinë dhe përfitimet e Konferencës së Berlinit më 28 gusht.“Janë dy gjëra, - tha Nesho. - Në radhë të parë, samiti ka interes të veçantë si për Gjermaninë, ashtu edhe për Ballkanin. Pse për Gjermaninë? Sepse është shumë e rëndësishme që roli drejtues që ka në BE ta zgjerojë në zona të tjera ku kërkohet lidership dhe një nga këto zona është Ballkani. Aq më tepër që sot siguria europiane rrezikohet nga veprimet e fuqive rajonale në ngritje, siç është Federata Ruse, që e tregoi me ngjarjen në Ukrainë, aneksimin e Krimesë dhe tendencat që ka për të ushtruar influencat e saj në të gjitha republikat ish-sovjetike apo Bllokun lindor. Në këtë aspekt, Gjermania tregon me largpamësi dhe kryen një veprim për zonën e Ballkanit ku interesat ruse gjatë Luftës së ftohtë kanë qënë të shprehura, sidomos duke shfrytëzuar kulturën slave, lidhjet tradicionale me ish-Jugosllavinë, Bullgarinë dhe vende të tjera. Kështu, që ngritja si një fuqi rajonale kërkon të përsëritë ato zona të influencës që i kishte më parë për të treguar që është e aftë për të pasur influencën e saj jo vetëm brenda vendit po edhe në rajone të caktuara strategjike jashtë tij.Në këtë kuptim, Gjermania bën një hap përpara, vë “kupolën” e përgjegjësinë për integrimin e vendeve të Ballkanit drejt familjes europiane. Në një farë mënyrë, zhduk ato pasiguri që kanë krijuar këto vende që procesi i integrimit europian po vonohet. Në një farë mënyre, jep garancinë, se pavarësisht nga koha kur do të bëhet ky integrim, ju të ardhmen tuaj e keni në Bashkimin Europian.Nga ana tjetër, vetë Gjermania është e interesuar që të gjitha opinionet për rolin e saj të lidershipit në BE, euroskepticizmi, vendet e Europës Jugore që i shikojnë masat dhe politikat financiare e Gjermanisë si shumë shkatërruese të një bashkimi me një të ardhme siç është ajo e Bashkimit Europian, të gjitha këto tregojnë që ajo e shtrin lidershipin e saj edhe atje ku shumë vende të tjera mund të mos kishin guximin. Dhe vetë samiti ka një përfshirje jo vetëm të vendeve të rajonit të Ballkanit, por edhe të vendeve të tjera si Kroacia, Sllovenia, Franca që do të marrin pjesë në këtë samit.Tjetër, më e rëndësishme, është se të tërë jemi realistë të politikave që vendet ballkanike në shumë raste kryejnë, si në bashkëpunëimin e tyre me vende të tjera jashtë Europës së Bashkuar, kemi Konferencën e Bukureshtit, ku shumë vende u angazhuan për një bashkëpunim tepër të thelluar me Kinën, investimet ruse në shumë vende të Ballkanit janë të rritura…mund të them që është parë më tepër për politikën ekonomike të ditës sesa për realizimin e strategjive si integrimi euroatlantik. Pse? Për arsye se është pasiguria, niveli i ulët ekonomik. Në shumë raste elitat politike kërkojnë që të mbajnë pushtetin e tyre politik me çdo mjet bëjnë edhe të pamundurën për të mbajtur pushtetin, e cenojnë demokracinë por edhe atë vision që populli e ka shprehur që në fillimet e revolucionit të viteve ’90, aspiratat e tyre që të bëhen pjesë e BE-së dhe kjo jo vetëm nga cilësia e jetesës, por edhe nga orientimi që i përkasin tani perëndimit.Nga ana tjetër, Gjermania duke patur një rol shumë aktiv, zhduk të gjitha tendencat ose dëshirat e disa elitave politike ose vendeve për të bashkëpunuar në projekte që mund të quhen ataviste, siç janë psh inisiativat serbe që dominohen gjithmonë nga mentaliteti që Serbia ka lindur për të drejtuar rajonin e Ballkanit por dhe nga inisiativat neo-otomane, të cilat janë shprehur nga interesat e fuqive rajonale si Turqia, për të patur zonat e tyre të influencës në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri duke abtraguar që këto vende kanë një trashëgimi kulturore dhe fetare të njejtë, pra pjesë e bashkësisë të një perandorie të rikthyer otomane.”Përsa i përket rolit të Shqipërisë, sesa primar është ai në këtë konferencë, ish-Ambasadori tha: “Roli i Shqipërisë në përgjithësi në Ballkan duhet të jetë shumë i madh, nga faktori shqiptar aktiv, nga krijimi i një shteti të ri siç është Kosova, nga politikë demokratike që zhvillohet në rajon dhe nga numrat që janë përcaktues në politikë. Tashmë kombi shqiptar është mbi 8 milionë, është një nga fuqitë kryesore, që duhet të marrë rolin e saj drejtues në këtë shekull. Mund të themi që shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve.Por, në kuadrin e konferencës, ne do të parapëlqenim shumë që roli shqiptar të ishte në lidershipin nga pjesa ballkanike, por kjo është më tepër një fakt që Shqipëria kryeson grupin e vendeve të Inisiativës së Evropës Juglindore dhe si e tillë është zgjedhur e para midis të barabartëve duke qënë se ka në mënyrën e rotacionit, drejtimin e këtij grupi vendesh. Ne do ta parapëlqenim të ishte një gjë e tillë, por Shqipëria është si gjithë vendet e tjera, do të marrë pjesë dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk është dukja për t’i dhënë rëndësi këtyre fakteve se kush është primari, për arsye se vetë Inisiativa kërkon një nivel të barabartë rreth një qëllimi të caktuar, - theksoi Nesho. - Ky qëllim është sesi do të jenë politikat tona të zhvillimit ekonomik që të ngushtojmë ato diferenca që kemi me BE-në dhe integrimi ynë të jetë sa më ngushtë dhe më i shpejtë sesa kush do të jetë në rolin primar dhe sa do jetë diferenca me vendet e tjera.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter