Durrës, pakësohen pushuesit, emigrantët drejt vendeve të punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2014, 20:58
Durrës-Shprehja me gushtin ikën dhe vapa, i ka lënë vendin largimit të pushuesve që i dhanë jetë Durrësit këtë sezon veror. Fundi i muajit ka shënuar rënie të frekuentuesve të plazheve, të cilët arritën pikun në këtë fillim gushti.Fluksi i largimeve ka shtuar punën në portin e qytetit bregdetar, ku emigrantët kanë nisur rikthimin drejt vendeve të punës.Nje nga risite që shoqëroi këtë sezon turistik ka qenë vënia për here te parë në funksion e sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha si dhe rojet e plazheve, ndërkohë që hapësirat publike edhe këtë verë mbetën thjesht në rangun e fjalëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter