Nishani nga Austria: Qeveri autoritare e pa tolerancë - Braçe: Ti s'përfaqëson unitetin
Tiranë – Presidenti i Republikës Bujar Nishani i konsideron zhvillimet e fundit politike në vend, përplasjet më të fundit të Qeverisë me Presidencën, si pasoja të një mentaliteti të vjetër, të karakterizuar nga mungesa e tolerancës dhe e konsensusit, e premtimeve të ndryshme në opozitë nga ato çfarë bëhen në qeverisje.Në fjalën e tij mbajtur sot në Forumin Europian Alpbach në Austri, Nishani tha në fjalën e tij drejtuar 2 presidentëve, të Kosovës dhe Austrisë dhe liderëve të organizatave ndërkombëtare, duke iu referuar politikës shqiptare, se “ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave.”Por, fjalimin e Nishanit nuk e ka lënë të kalojë në heshtje, deputeti socialist Erion Braçe. “ Turp e faqja e zezë! – shkruan Braçe në Fb. - Nishani është i pari President në 23 vjet, që sulmon Qeverinë e vendit të tij jashtë vendit! Njesoj si PD, por ajo legjetimohet se është në opozitë! Po ky? Nuk përfaqëson unitetin e vendit! I mbaruar!”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter