Tërmet në Kaliforni, 172 të plagosur dhe dëme të mëdha materiale

172 persona kanë mbetur të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kaliforninë.  Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por autoritetet kanë nisur të llogarisin dëmet materiale, të cilat paraprakisht duken të mëdha.Tërmeti goditi dje San Francisco në Kaliforni në shkallën 6 ballë të shkallës rihter, i konsideruar më i forti në 25 vitet e fundit. Pasojat e tërmetit duken qartë në çarjen e rrugëve të qytetit, në shpërthimin e gazit dhe shpërthimin e ujërave, duke paralizuar jetën e mijëra banorëve.Guvernatori i Kalifornisë Jerry Broën deklaroi gjendjen e emergjencës në pjesën veriore të shtetit. Ndërkaq edhe presidenti Obama dekalroi se ka qënë në koherencë të ngjarjes në Kaliforni. Shumica e dëmeve nga tërmeti janë përqëndruar në qytetin piktoresk të Napas, një rajon i njohur për prodhimin e verës në veri të Kalifornisë.Një numër ndërtesash janë dëmtuar, janë prishur linja të furnizimit me gaz dhe tubacione uji të pijshëm. Ka patur shumë dritare të thyera dhe dëme brenda ndërtesave. Ekipet e shpëtimit janë ende duke kontrolluar ndërtesat për t’u siguruar se asnjë person nuk ka mbetur i bllokuar në banesa.Deri tani të plagosurit kanë marrë plagë të lehta, ndërsa një person adult është në gjendje kritike shëndetësore dhe një 13 vjecar gjithashtu. Ndërkaq po punohet për të rivendosur ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe gjithashtu për rikonstruksionin e urave të cilat u shembën nga lëkundjet e forta.Shumë shkolla në Napa janë mbyllur, gjithashtu disa linja të trenave janë pezulluar deri në normalizimin e gjendjes. Ekspertët kanë paralajmëruar banorët se gjatë javës mund të ketë deri në 70 goditje të0tjera. Ky është tërmeti më i fortë që ka ka goditur zonën që nga viti 1989, kur Kalifornia u godit nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë.