Intervista – Agim Nesho: Konferenca e Berlinit – Roli i Shqipërisë në samit – 25 Gusht 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2014, 21:24
Diplomati Agim Nesho, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, ka ndriçuar në “Ora News” disa nga dritëhijet e Konferencës së pritshme e Berlinit. Sipas tij, ajo është me përfitime të dyanshme, edhe për Gjermaninë, edhe për vendet e Ballkanit që aspirojnë BE-në; në një kohë kur po shfaqen fuqi rajonale në ngritje, siç është Federata Ruse, Gjermania zgjeron lidershipine saj në zona ku kërkohet një i tillë, siç është Ballkani dhe nga ana tjetër, u zhduk pasigurinë këtyre vendeve dhe u jep garancinë se pavarësisht se kur do të bëhet integrimi, e ardhmja e tyre është BE-ja.