Shqipëria fton artistët: Përgatituni për Bienalen e Artit në Venecia
Tiranë - Shqipëria ka nisur përgatitjet për t'u paraqitur në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të mbahet në 9 maj 22 nëntor 2015 dhe do të drejtohet nga Okuwi Enwezor.Ministria e Kulturës ka kërkuar nga kuratorë e artistë, paraqitjen e projekteve dhe ideve që do të paraqiten në edicionin e 56-të të kësaj ekspozite duke lënë afat të fundit datën 30 shtator 2014.Thirrja e Ministrisë së Kulturës për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë eveniment është për propozime kuratoriale paraqitur nga një, apo më tepër kuratorë dhe ku përfshihen një, apo më shumë artistëqë duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët për prodhimin e një ose më shumë veprave të reja.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter