Samiti i Berlinit, flasin ish-ambasadorët Çeku e Nesho: Shans që s'duhet humbur
Tirane-Tre ditë para se t’i drejtohet Berlinit, kryeministri Edi Rama, i cili do jetë zëri i Ballkanit në konferencën përmbyllëse krah Kancelares Merkel, ka takuar homologët e Kroacisë, Malit të Zi e Bosnjës për t’i dhënë jetë projektit të përbashkët, të cilësuar si autostrada e kaltër.Kreu i qeverisë shqiptare, i është drejtuar Dubrovnikut të Kroacisë për ti prezantuar kryeministrave plaftormën e projektit turistik, por në takim, munguan krerët e qeverisës serbe, sllovene dhe maqedonase, ndërsa për të njëjtin projekt kryeministri shqitar takoi pak ditë më parë edhe homologun Thaçi.Njoftimin për takimin, e dha vetë Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku shkruan “për Dubrovnik në takimin me kryeministrin e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës për të koordinuar qëndrimet në Konferencen e Berlinit! Kohë e re për Ballkanin.Këto janë ditë vendimtare për vendet e rajonit, që do të mblidhen për herë të parë në një insiativë të kancelares Merkel, në Berlin më 28 gusht.Ish-amasadorët Arben Çeku dhe Agim Nesho e shohin këtë konferencë, si një shans që nuk duhet humbur nga Ballkani.“Është një moment që duhet ta kapin të gjitha shtetet. Do të jetë një konferencë me adresime konkrete. Kjo nuk duhet kuptuar si një lloj karameleje që BE përmes Gjermanisë i jep vendeve të Ballkanit” thotë Çeku.“Ka rëndësi të dyanshme: Një për Gjermaninë pasi tregon rolin e saj të lidershipit. Dhe vendet e Ballkanit për të pasur veprime konkrete në planet e tyre strategjike të zhvillimit të vendeve e rajonit ” mendon Nesho.Por a e zbeh roli e SHBA në rajon, inisiativa gjermane?“Gjermania dhe SHBA janë partnerë shumë të rëndësishëm me njëri tjetrin” thotë më tej Çeku.Për Neshon “është një lëvizje komplementare. Vetë SHBA, BE-në e quan partnerin e saj strategjik”Konferenca zhvillohet në kohën kur vetë kancelarja Merkel ka pranuar se Shërbimi Inteligjent gjerman ka përgjuar Shqipërinë. Por a do të i ftohë kjo raportet mes vendeve.“Përgjimet nga Gjermania nuk besoj se do të kenë ndikim në marrëdhëniet mes vendeve” thotë Çeku.“Nuk mendoj se ngjarje të tilla të sensibilizojnë liderishipin shqiptar të prishë këto procese që me shumë vështirësi dhe në momente të caktuara po ngrihen në dobi të zhvillimit të rajonit dhe interesave të Shqipërisë”
(Në foto: Ish ambasadorët Arben Çeku(djathtas) dhe Agim Nesho(majtas))