Intervista – Sonila Limaj: Arsimi Profesional – Infrastruktura në Arsim– 25 Gusht 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2014, 16:57
Ndërkohë që jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ata që do të duan të ndjekin shkollat profesionale këtë vit do të kenë më shumë mundësi, pasi do të hepen edhe disa programe të tjera për të ndjekur këtë arsim. Në një intervistë për Ora News me gazetarin Edvin Peçi, Drejtoresha e Agjencisë së Formimit Profesional Sonila Limaj ka deklaruar se në disa rrethe të vendit do të hapen drejtime të reja të arsimit profesional, dhe kjo do t’i japë mundësi të rinjve që të orjentohen në tregun e punës. Ajo tha se në Tiranë dhe Durrës arsimi profesional është më i lartë.