Gjosha: Në 300 ditët e ardhshme zbatim të planit për anëtarësim në BE
Ministria e Integrimit Evropian, organizoi përmbledhjen mbi mbarëvajtjen e punës për 300 ditët në vijim. Gjatë këtij takimi ministrja Klajda Gjosha kërkoi zbatim me përpikmpëri të planit të hartuar për të plotësuar 5 prioritetet për anëtarësim në BE.Ministrja Gjosha u ndal tek angazhimi maksimal që duhet për reformat e nevojshme, të cilat duhen ndërmarrë për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ajo kërkoi përgjegjshmëri dhe përkushtim nga stafi si dhe bashkëpunim me ministritë e linjës, shoqërinë civile dhe institucionet e tjera të pavarura.“Ngritja e grupeve të punës për 5 prioritetet tek të gjitha ministritë, trajnimi i stafit dhe parapërgatitja e tyre në grupe funksionale është domosdoshmëri për të përballuar hapjen e negociatave” u shpreh Ministrja Gjosha.Ministrja vijoi fjalën e saj duke theksuar rëndësinë e zbatimit të planit për 300 ditët në vijim dhe respektimin e afateve të kërkuara. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha e konsideroi këtë plan thelbësor për mbarëvajtjen e punës në Ministrinë së Integrimit Evropian.“Ndjekja me përpikmëri e këtij plani të hartuar, i shërben jo vetëm mirëfunksionimit brenda institucionit por është kyç për vijimësinë drejt procesit të integrimit evropian.” theksoi Ministrja Gjosha.Në këtë aktivitet morën ishte i pranishëm gjithashtu edhe, zv. Ministri, Gentjan Elezi, dhe pjesa tjetër e stafit. Po ashtu u diskutua në rang drejtorish plani i ardhshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian për 300 ditët në vijim.Gjatë këtij takimi drejtuesit e lartë të Ministrisë së Integrimit Evropian, bënë një përmbledhje të punës së tyre dhe detyrave të cilat i presin përgjatë 300 ditëshit të ardhshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter