Deklarimi i pasurisë, ILDKP kallëzon penalisht Auron Taren
Tiranë – Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka bërë sot një kallëzim penal ndaj Auron Tares, kreut të Agjensisë Kombëtare të Bragdetit për mosdeklarim të pasurisë. Përveç kësaj, ka bërë ditur se do t'i kërkojë Ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, të marra masaj ndaj vartësit të saj.Vetë Tare ka deklaruar për "Ora News" menjëherë pas publikimit të lajmit, se" deklarimin e pasurisë e kam bërë vetëm 4 ditë me vonesë, për të cilën kam paguar edhe gjobën."Në njoftimin e lëshuar prej ILDKP-së thuhet se "më datë 25 gusht 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Auron Tare, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.”Neni 257/a i Kodit Penal, të cilit ILDKPI-ja i referohet për rastin në fjalë, flet për refuzimin e deklarimit, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter