Librazhd, përplasje fatale e dy biçikletave në errësirë, vdes 39-vjeçari
Librazhd - Përplasja e dy personave që lëviznin me biçikleta në orët e mbrëmjes në rrugët e fshatit Rrapun të Librazhdit, ka rezultuar fatale për 39-vjeçarin Bashkim Shkurti, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka përplasur kokën në asfalt.Shkurti ka qënë duke lëvizuar me biçikletë në fshatin e tij kur kur është përplasur me një tjetër person, që po ashtu lëvizte me biçikletë përballë tij, Edmond Brahjen, 23 vjeç nga fshati Dorez.Ndërsa Shkurti ka vdekur, Brahja dhe pasagjeri i ulur pas tij, 27-vjeçari S.A. janë lënduar.Komisariati i Policisë Librazhd, pasi konstatoi vdekjen e Shkurtit në vendngjarje, kreu arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Brahja mbi të cilin tani rëndon akuza: "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter