Një verë me më pak zjarrvënie, shumë të ndaluar, po asnjë piroman i dënuar
Brenda muajit gusht, në vend janë djegur rreth 352 hektarë kullota, ullishte dhe pyje nga zjarret e qëllimshme. Djegiet më të mëdha janë bërë kryesisht në zonën e Sarandës,po ku nuk rezulton asnjë i dënuar për zjarrvënie.Të dhënat janë pohuar nga Shefi i zjarrfikësve të Vlorës, Arqile Gjikondi, i cili apelon edhe për më shumë kujdes deri dhe në hedhjen e bishtave të ndezur të cigareve, që përbëjnë shkakun kryesor për ndezjen e zjarreve ndikuar dhe nga temperaturat e larta."Intensiteti më i madh i zjarreve, - tha Gjikondi, - ka qënë në komunat në periferi të Sarandës dhe Delvinës, por në tërësi zjarret në kullota janë të qëllimshme. Janë shoqëruar persona dhe janë proceduar për në Prokurori, katër raste në Sarandë dhe një rast në komunën e Kotes në Qafën e Vlorës. Ngarkesa e automjeteve të parkuara vend e pa vend na pengon për të ushtruar në kohë , detyrën.”Për Gjikondin, ndonëse është bashkëpunuar me Policinë Rrugore, trafiku i rënduar për shkak të mbipopullimit të rrugëve nga pushuesit, ka qenë një ndër pengesat në punën e zjarrfikësve për të ndërhyrë në mënyrën më të shpejtë.Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter