Nishani do marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të presidentit Erdogan
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Presidentit të ri të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kjo ceremoni do të zhvillohet më 28 gusht, datë kur edhe në Berlin do të mbahet konferenca ballkanike, ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama.Në këtë ceremoni do të jetë e pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Media truke Hurriyet shkruan se mbi 20 lidër nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë ceremony.Erdogan do zëvendësojë në këtë post presidentin në largim Abdullah Guel. Ndërsa partia në pushtet ka vendosur që kryeministër do të jetë Ahmet Davutoglu.Ai do shërbejë fillimisht si kryeministër në detyrë për një ditë, deri më 29 gusht, kur Erdogan do i japë atij mandatin për të krijuar një kabinet të ri.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews.tv/