Ngrirja e lejeve të ndërtimit, Lame: I vumë fre dalldisë së fundmandatit

Tiranë- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, apeloi sot opozitën të mos shfrytëzojë politikisht vendimin e KKT-së për pezullimin e lejeve të ndërtimit.Sipas tij, nga vendimi i qeverisë shqiptare humbasin vetëm ndërtuesit spekulantë dhe jo punëtorët e ndërtimit siç pretendojnë demokratët.“Ne mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik qoftë me qytetarët qoftë me opozitën, që e anatemoi këtë vendim sikur do tu heqë kafshatën e gojës punëtorëve të ndërtimit.Nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate parqet dhe lulishtet, por duke ju drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Ftoj opozitën të mos përpiqet të fitojë kapital politik më një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar sesa gjithë opozita sëbashku. Sëbashku këtu me atë grup ndërtuesish spekulantë që do të ishin në fakt përfituesit nga kjo barbari betoni. Mjafton këtu të bëjmë një panoramikë të lejeve të dhëna gjatë këtij viti në bashkinë e Tiranës apo më gjerë për të parë këtu sesa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme” deklaroi ai.Lame sqaroi se ngrirja e lejeve të ndërtimit erdhi në kuadër të konstituimit të njësive të reja vendore, pas miratimit të ndarjes së re të territorit. Në këtë mënyrë, tha ai, i vihet fre dalldisë së fundmandatit të vendorëve respektivë që po gërryenin çdo hapësirë publike.“Ky vendim u mor në kuadër të konstituimit të njësive të reja vendore në të gjithë vendin. Ky vendim parashikon fillimin e procedurave për rishikimin e të gjithë instrumentave vendorë për planifikimin eterritorit dhe e dyta për sa kohë rishikohen pezullohet vendimarrja për dhënien e lejeve të ndërtimin deri pas zgjedhjeve vendore të 2015.Pritja e publikut për këtë vendim ka qenë pozitive, pasi situata po degradonte në kaos ku çdo qytetar gdhihej me frikën e një grope të re që i hapej apo mund ti hapej në oborrin e shtëpisë. Të gjithë institucionet e shtetit do të mobilizohen për të frenuar këtë dalldi fundmandati që po grryente gjithçka ka mbetur hapësirë publike në qytetet tona”tha Lame.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter