Fier, starton “merkato” në arsim, likujdimi për të larguarit pas hetimeve
Fier- Fillimi i ketij viti të ri mësimor në Qarkun e Fierit do të ketë një strukturim rrënjësor krahasuar me vite më parë.Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale, Shkelqim Allkaj, tha se janë larguar të gjithë mesuesit pa formimin e duhur profesional si dhe janë larguar të gjithe mësuesit mbi organikën zyrtare.Allkaj ka dashur të mos përgjigjet në lidhje me likujdimin e mësueseve të punësuar mbi organikën dhe të papaguar nga ish-drejtuesit e mëparshem të DAR, duke qenë se çështja është ende në hetim.Drejtori i Arsimit në Fier, Allkaj u ndal dhe në rikonstruksionin e godinave të shkollave duke qenë se gjendja fizike e tyre nuk është shumë e mirë.Lidhur me emërimet e reja të mësueseve, e cila ka qenë problem dhe është abuzuar nga DAR në Qarkun e Fierit, këtë vit përzgjedhja do të bëhet nga vetë drejtuesit e shkollave nëpermjet shpalljes së vendeve vakante duke marrë për baze dhe numrin e nxënësve në klasa.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter