PD: Rama po çon përpara me vendosmëri inkriminimin e administratës

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se po ndjek politikën e inkrimit të administratës. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se pjesë e kësaj politike është edhe mosreagimi nga ana e kryeministrit.“Inkriminimi i administratës, i zyrave të shtetit, i zyrave të Partisë Socialiste dhe i Parlamentit, është një politikë të cilën Edi Rama po e con përpara me vendosmëri.Pjesë e kësaj politike, është mosreagimi edhe kur denoncohen rastet me prova e me fakte, edhe kur mbarë publiku tronditet nga kapja e posteve kyce prej trafikantëve, e personave me të shkuar shumë te errët kriminale”, thuhet në deklaratën e PD.Duke iu referuar rastit të deputetit Arben Ndoka PD tha:“Vetëm 3 sekonda pas 42 ditëve heshtje, zgjati llogaridhënia e Edi Ramës për faktin se ai bëri deputet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për rrëmbim personi.Kryeministri e mbylli këtë cështje duke thënë se atij i mjafton një fletushkë false penaliteti. Edi Rama mbylli syte para dosjes kriminale me fashikuj të tërë, për bëmat dhe dënimin me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për deputetin e tij Ndoka.”Gjithashtu PD tha se njerëzit e krimit dhe trafikantët kanë një jetë më të mirë me Edi Ramën në pushtet. Sipas PD, a ii gjen poste kyce në administratë, duke iu referuar këtu edhe një denoncimi që kjo parti i bëri një zyrtari në Drejtorinë e Lojërave të Fatit i cili është kapur në Turqi me drogë.“Ai sulmoi dje opozitën, kur u denoncua rasti më i fundit, i vendosjes në një pozicion aktiv në Drejtorinë e Lojërave të fatit të një personi të ndaluar në vitin 2009 në Turqi me 200 kg heroinë.Cdo ditë, por del në pah se trafikantët, rrëmbyesit e fëmijëve, tutorët e prostitutave kanë një mbrojtje dhe kanë një të ardhme të mirë me Edi Ramën. Nëse duan poste kyce në administratë, ua gjen Kryeministri. Nëse duan mandat dhe imunitet deputeti, ua gjen Kryeministri. Nëse duan Këshillin e Qarkut të Vlorës, sistemin e transportit të Sarandës, ujësjellësin e Patosit, shërbimet e Portit të Durrësit dhe të Prefekturës së Tiranës, Lojërat e Fatit, ua siguron Edi Rama.Kur erdhi në pushtet, akti i parë që miratoi Edi Rama ishte kodi i etikës dhe në preambul u angazhua se përvec ligjeve do të ndiqet dhe morali e etika në qeverisje.Që nga ajo ditë, Edi Rama ka bërë krejt të kundërtën, duke inkriminuar kudo e me kë të mundet, administratën dhe qeverijen e tij.” Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter