Berisha emëron Ristanin zëvendësministër të MB-së
Ashtu siç kishte deklaruar në séance parlamentare të 11 tetorit, Kryeministri Berisha e ka mbajtur fjalën, duke e bërë ish- kreun e KQZ-së, Arben Ristani pjesë të betejës së tij politike përmes emërimit të tij si numri 2 i Ministrisë së Brendshme. Vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.Këshilli i Ministrave, gjithashtu ka vendosur edhe kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I. Lidhur me këtë nismë Kryeministri Berisha ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, që nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës sëShqipërisë në Republikën Franceze të kryejë të gjithë organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e tij.Ndërkaq ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I u vendos të organizohet më 17 Nëntor 2012, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme.