Ish të përndjekurit, PD thirrje grevistëve të dalin nga greva

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kreun e PS-së, Edi Rama, se po menaxhon grevën e urisë së ish të përndjekurve politik.Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi tha se Rama ka zgjedhur si menaxhues të grevës trafikantin Skëndër Tufa.“Rama zgjodhi trafikantin Skënder Tufa për menaxhimin e grevës së tij private për ti çuar një mesazh të gjithë trafikantëve të tjerë. Rama zgjodhi si një akt hakmarrës ndaj maxhorancës. Duke menaxhuar një grup të vogël të tyre, ai do të paraqesë martirët e karvarit dhe trafikantët e qënive njerëzore” tha Bardhi.Gjithashtu PD-ja i ka bërë thirrje familjarëve të grevistëve të mos lejojnë që ata të keqpërdoren nga kreu i PS-së, Edi Rama.“PD garanton familjarët se është e vendosur të disbursojë paratë dhe të mos lejojë që neo-bllokmenët e rinj të drejtuar nga Edi Rama të menxhojnë sot njerëzit e tyre me trafikantë si Skënder Tufa” shtoi ajo.