Sfida shqiptare në 100 vjetor, Berisha: Të gjithë të bashkuar dhe në BE
Aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe financimi i tyre kanë dominuar në mbledhjen e jashtë radhe te qeverise, si rezultat i axhendës së Kryeministrit, i cili do të udhëtojë jashtë vendit të mërkurën. Duke lancuar moton e vitit jubilar, “Të bashkuar me njëri-tjetrin, sëbashku me Europën” Kryeministri Berisha tha se duhet bërë gjithshca që shqiptarët të ndihen një kudo që ndodhen.Në këtë kontekst kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe pritjen vëllazërore gjatë vizitës së tij në Kosovë si dhe aktivitetet e mbajtura në kudër të 100 vjetorit, duke vecuar vendosjen e shtatores së Ali Ibrës dhe Isa Boletinit në Kosovë dhe atë të Hasan Prishtinës në Shkup.“Udhëtimet e shqiptarëve në histori janë udhëtime drejt të ardhmes. Procesi i nisur për bashkim kombëtar është një proces i pandalshëm. Duhet të bëjmë gjithcka që shqiptarët të ndjehen një, kudo që ndodhen. Motoja është “të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën”. Ishte moment i vecantë rikthimi i Hasan Prishtinës në Shkup. Shtatorja ishte nderimi më i madh që mund ti bëhej kësa, figure. Vlerat e krijuara duhet të na frymëzojnë ne” nënvizoi Berisha.Ndërkaq numri një i qeverisë vlerësoi edhe rritjen ekonomike me 2.1% përgjatë tremujorit të dytë, sipas raportit të publikuar nga INSTAT.“Rritja ekonomike e tremujorit të dytë është e tillë, sa ekonomia doli nga një plogështi e diktuar deri diku dhe përcaktuese. Kemi një rritje 2.1%, nuk është më e mira, presim rritje në tremujorin e tretë kur është dhe bumi turistik. Megjithatë është një rritje më e madhe nga cfarë përcakton FMN si rritje vjetore” deklaroi Kryeministri.