Ish-të përndjekurit politik protestë nesër para Parlamentit
Ish të përndjekurit politik kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste nesër në orën 10:00 para Parlamentit. Dy kordinatorët e grevës, Asllan Patrioti dhe Skënder Tufa i kanë bërë thirrje qytetarëve t`i bashkohen nesër protestës së ish të përndjekurve politik.Ata kanë deklaruar se ish të përndjekurit nuk do të dalin nga greva me dëshirë por as nuk do të bëjnë rezistencë nëse forcat e policisë tentojnë t`i largojnë. "Ne nuk do të kundështojmë policinë dhe nuk do të ketë konfrontime me ta. Ne jemi paqësor” tha Tufa.Ata kanë theksuar se është gati vendi i ri ku do të vazhdojë zhvillimi i grevës por nuk ka dhënë detaje të tjera se ku do të vendosen çadrat për tu zhvilluar greva e urisë.“Nga momenti në moment do të nisë greva e re nga ana jonë. Nuk autorizojmë asnjë nga parti të flasë në emrin tone” theksuan kordinatorët.Gjykata e Tiranës: Greva e ish të burgosurve e paligjshmeGjykata e Tiranës ka shpallur si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politik duke kërkuar edhe shpërndarjen e saj.Vendimi është marrë pas padisë që policia e Tiranës ka depozituar në këtë gjykatë ku kërkonte ndërprerjen e grevës së urisë së ish të burgosurve politik.Në një prononcim për mediat, ish të përndjekurit politik e kanë cilësuar si të turpshëm vendimin e gjykatës së Tiranës ndërsa janë shprehur të vendosur se do të vijojnë grevën e urisë.“Turp të kenë ata gjyqtarë që kanë marrë këto vendime. Ne nuk dalim prej këtu. Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin. Nëse nuk do të digjemi këtu do të shkojmë të digjemi përpara parlamentit” kanë theksuar ish të përndjekurit.Ndërsa ish i përndekuri politik Fatmir Lamaj ka theksuar se greva do të zhvendoset në një vend tjetër por nuk do të ndërpritet.Ai e ka cilësuar të gabuar vendimin e gjykatës, duke hedhur akuza se në Shqipëri nuk ekzistojnë më institucionet e pavarura. “Në një vend ku nuk zbatohet ligji, demokracia ka vdekur” tha Lamaj.Momentalisht ne grevën e urisë janë 7 ish të burgosur, pas daljes paraditen e sotme të Fatmir Lamajt. Ai është transportuar për në spital me ambulancë pas komplikacioneve në shëndet.