Gjirokastër, nis ndërtimi i tre harqeve të shtëpisë së Kadaresë
Gjirokaster- Punimet në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër, kanë hyrë në fazën e tretë, ku parashikohet ndërtimi i tre harqeve në pjesën ballore të saj.Projekti për rikonstruksionin e kësaj shtëpie parashikon ruajtjen e të gjitha detajeve karakteristike të objektit, si harqet e kamareve, afresket etj.Bashkia e qytetit mendon që këtë shtëpi ta shndërrojë në një qendër multifunksionale.Sipas nënkryetarit të bashkisë Odise Kote, synimi është që kjo shtëpi të jetë në të ardhmen një shtëpi pelegrinazhi për shkrimtarët e Ballkanit dhe Evropës dhe një bibliotekë ndërkombëtare. Sipas tij, pritet që punimet të përfundojnë në vjeshtën e ketij viti.Paralelisht me rikonstruksionin e kësaj banese, po bëhen punime edhe në rrugën që të çon në këtë objekt. Shtëpia e Ismail Kadaresë është një aset shumë i rëndësishëm turistik i Gjirokastrës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter