Ndoka ende në qendër të akuzave, PD del me një kujtesë të re
Tiranë – Deputeti socialist Arben Ndoka vazhdon të jetë ende në qendër të akuzave të opozitës, 41 ditë pas përplasjes që ai pati në Kuvend me deputetin demokrat Gent Strazimiri.PD-ja ka dalë sërish me sot një 'kujtesë' të re, për të mos ia lënë harresës,“faktet e inkriminimit të parlamentit, që qëndrojnë aty kokëforta.”“Edi Rama porositi një sulm të pangjashëm në historinë e parlamentit të 23 viteve, duke goditur e kërcënuar me jetë përfaqësuesit e PartisëDemokratike, - thuhet në deklaratë. - Dhuna e ushtruarndaj opozitës në parlament, erdhi pas denoncimeve të Partisë Demokratike për inkriminimin që Edi Rama i ka bërë zyrave të shtetit, deri dhe parlamentit.Dhe u vërtetua botërisht se Edi Rama i ka dhënë mandatin dhe imunitetin e deputetit, ArbenNdokës, të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.Vepra të rënda penale, për të cilat gjykata e Romës, e ka dënuar deputetin e Edi Ramës me 7 vite burg.Këto zhvillime të lidhura me njëra tjetrën, kanë tronditur mbarë opinionin publik. Kjo tronditje, vetëm sa është thelluar me heshtjen e Edi Ramës.Kryeministri, - përfundon deklarata, - që qëndron si producenti dhunës dhe inkriminimit të Kuvendit, më kot shpreson se duke mosreaguar, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme për 41 ditë, do të mund të ulë përmasat e skandalit.”ar.sh/Oranews.tv