Rupel: Jo ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe ish-kryesues i OSBE-së, Dimitri Rupel ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë rezultate të mira për të dyja palët, dhe për rajonin.E në këtë aspekt, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka thënë se kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë tani, për arsye se çdo ndryshim mund të sjellë pasoja të tjera.“Kam dëgjuar disa nga fjalimet e kryeministrit dhe presidentit serb që ato fjalime kanë mundur edhe ta acarojnë popullin kosovar. Por, nuk e shoh Serbinë duke u larguar nga e ardhmja e saj europiane”, ka thënë Rupel.Sipas tij, kufijtë e Kosovës dhe të Serbisë duhet të mbesin ashtu siç janë.