Karaxhiç: Meritoj shpërblim, jo gjykim

Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiç, ka filluar sot mbrojtjen e tij në Tribunalin e Hagës, duke mohuar të gjitha akuzat për krime lufte kundër tij.Karaxhiç, i cili përballet me akuza për genocid në lidhje me masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë, ka thënë se ai duhet të shpërblehet dhe jot ë akuzohet.“Në vend se të më akuzoni për atë çfarë ka ndodhur gjatë luftës civile, duhet të më shpërbleni dhe ja pse- kam bërë gjithçka është e mundur, gjithka në fuqinë njerëzore, për ta shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiç.Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009. Karaxhiçi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së aktakuzës së parë për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë Hercegovinë.