Shkup, Komisioni i Lustracionit shqyrton dosjet e ish spiunëve

Komisioni Shtetëror i Lustracionit në Maqedoni do të nisë sot shqytimin e pesë dosjeve të ish-funksionarë të lartë shtetëror të cilët dyshohen se kanë qënë pjesë e shërbimeve sekrete.Anëtarët e këtij komisioni nisën sot me mbledhjet e rregullta, pas një shtyrje prej 1 jave, pasi u kërkua kohë për shqyrtimin e disa dosjeve dhe dokumentacioneve të personave që janë në procedurën e lustracionit. Volumi i madh i dosjeve ka bërë që komisioni të zhvillojë punën me ritëm të ngadaltë.Nga Komisioni për Lustracionin nuk janë dhënë detaje se cilët ish-funksionarë janë përshirë në hetim, por jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një ish-ministër dhe një akademik, të cilët dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën.Në Maqedoni deri më tani 29 persona, funksionarë aktual dhe ish-funksionarë janë shpallur si spiunë të shërbimeve sekrete në të kaluarën. Një pjesë e tyre janë tërhequr nga jeta politike dhe postet zyrtare, por shumica prej emrave të publikuar si spiunë kanë nisur procedura gjyqësore për të kundërshtuar vendimin e komisionit.