Nikoliç: Nëse është kusht, do zgjedhim Kosovën dhe jo BE-në

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova do të heqim dorë nga rruga evropiane. Këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse e propozoj këtë”, tha Nikoliç.Në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”, Nikoliç se Serbia do t`i bëjë mirë llogaritë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.Sipas tij Brukseli e mban Serbinë në distancë për shkak të Kosovës. “Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë”, për këtë çështje, tha Nikoliç.