Kosovë, PDK rezolutë për raportet me Serbinë
Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë partnere të koalicionit dhe subjekti opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë propozuar Kuvendit miratimin e një rezolute për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte dhe parashikon një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e mbështesin shumica e partive dhe qytetarëve të Kosovës.Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.Për këtë rezolutë pritet që në ditët në vijim të shprehë qëndrimin e saj edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh opozitar.Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Grupi Parlamentar i LDK-së e ka tashmë tekstin e rezolutës, të cilin do ta shqyrtojë dhe "para seancës do të dalë me qëndrim nëse do ta mbështesë".Ndërsa, kundër kësaj rezolute është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje.Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se rezoluta e PDK-së dhe partive sponsorizuese është në dëm të interesave të Kosovës.