Pak dritë në fund të tunelit, trojka jep edhe 2 vite për Greqinë
Më në fund pak dritë në fund të tunelit për Greqinë. Lajme të mira vijnë për Athinën zyrtare në një kohë kur qeveria po përpiqet të bëjë sa më shumë shkurtime të shpenzimeve për të siguruar një paketë tjetër ndihme. Revista gjermane “Der Spegel” shkruan se trojka ka pranuar që ti japë Athinës edhe dy vjet kohë për të përmbushur reformat.Por përveç kësaj “Der Spigel” shkruan se zyrtare te Eurozones po marrin ne konsiderate menyra te reja per te vene ne zbatim perpjekjet per te shkurtuar malin e borxhit ne Greqi, kjo pasi vonesat ne venien ne zbatim te reformave nga ana e Greqise sebashku me recensionin e vazhduar kane bere te pakapshëm objektivin per levizjen e borxhit ne shifrat e 120% te GDP-se deri ne 2020.Nje analize e kryer mbi stabilitetin e borxhit, e pregatitur nga FMN, Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Europian gjate muajit mars parashikon se borxhi grek do pesoje rritje ne vlerat e 164% te GDP-së ne 2013 dhe rreth 160% gjate 2012, e pare nen nje skenar ne te cilin supozohet se ekonomia greke nuk do kete tkurrje gjate vitit qe vjen.Por Greqia tashme pret tkurrje te ekonomise se saj me 3.8% ne 2013, qe perben dhe vitin e 6-te rradhazi te tkurrjes, duke rritur edhe vleren e borxhit deri ne 179.3%"Momentalisht vihet re se niveli i borxhit Grek do pesoje rritje me shume se objektivi i 120% te GDP deri ne 2020"- ka thënë një burim i Bankes Qendrore Europiane.Vendi aktualisht ndodhet i lidhur ne bisedime me huadhenesit e tij ne terma te shkurtimeve dhe reformave te kerkuara ne menyre qe te arrihet dhe marrja e nje kesti te ri.Duhen 9 miliardë euro shkurtime brenda vitit 2013 që Greqia të realizojë për të arritur marrëveshjen përfundimtare me trojkën mbi paketën e shkurtimeve.