Daçiç: Në BE jo me çmimin që të mbetemi pa shtet

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se serbët dëshirojnë integrimin në Bashkimin Europian, por jo me çmimin që të mbeten pa shtet dhe dinjitet kombëtar.Kryeministri Daçiç, duke iu bashkuar deklaratave të presidentit Timosllav Nikoliç se Serbia do ta zgjedh Kosovën në vend të BE-së, ka thënë se ”Serbia nuk mund ta kalojë vijën e ekzistencës shtetërore e kombëtare për të hyrë në BE”.“Dëshirojmë vazhdimin e dialogut me Prishtinën, dëshirojmë integrimin në BE, por jo me çmim që në ato procese të mbetemi pa shtet dhe pa dinjitet. Me këtë nuk do të ishte dakort askush në Evropë dhe botë”, ka deklaruar Daçiç raportojnë mediat serbe.Sipas mediave, ai ka pohuar se Serbia nuk heq dorë nga intergrimi evropian, por nuk mund ta miratojë formulimin e Brukselit i cili prek tërësinë tokësore të Serbisë.“Qëndrimin që ta respektojmë tërësinë tokësore të Kosovës, Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë. Edhe pse e kuptojmë shpjegimin e komisionarit Stefan Fule se kuptimi i këtij formulimi është se Evropa nuk dëshiron ndarjen e Kosovës i rekomandoj Brukselit që të mos na vendosë para dilemës – Kosova ose BE – sepse ne nuk mund të heqim dorë nga vetvetja dhe shteti ynë. E nuk duam të heqim dorë as nga BE të cilën e synojmë”, ka thënë kryeministri serb.