Zbulohet shtatorja e Hasan Prishtinës në Shkup

Në Shkup sot u shpalos përmendorja e heroit shqiptar Hasan Prishtina në prani të mijëra qytetarë nga viset e ndryshme shqiptare.Inaugurimi i kësaj përmendorje u bë me një ceremoni zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Qeverisë së Maqedonisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përfaqësues të jetës publike dhe politike shqiptare nga gjitha trojet si dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nën patronatin e të cilit u bë vendosja e kësaj përmendore.Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti deklaroi ndjehet krenar dhe i emocionuar që për herë të dytë nga ky vend po përurohet një figurë kolosale e kombit shqiptar.Mexhiti deklaroi se kjo është një ngjarje historike dhe e rëndësisë së veçantë për Shkupin. “Kjo ngjarje na ka krijuar emocione të mëdha, sepse të gjithë shqiptarët tani do të ndjejnë në Shkup, personalitetin e historisë dhe liderin shqiptarë që çliroi Shkupin”, deklaroi Mexhiti.Në këtë tubim ka folur edhe Mehmet Prishtina një nga familjarët e patriotit Hasan Prishtina, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa,ndërsa më pas pasoi edhe një program i shkurtër kulturo - artistik.