Sanino vizitë në Shkup pas raportit të progresit

Drejtori për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefano Sanino sot ka mbërritur për vizitë zyrtare në Maqedoni.Vizita e tij vjen një javë pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë dhe vendet e tjera aderuese në Bashkimin Evropian.Sanino takimin e parë do të zhvillojë me zëvendëskryeministren për evrointegrime, Teuta Arifi, ndërsa më pas pritet të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për mediat.Zyrtari i lartë i BE-së do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarët e lartë shtetëror në Maqedoni. Sanino do të diskutojë lidhur me pikat e progresit të raportit dhe çështja të tjera politike në vend.