Karaxhiç nis mbrojtjen në Gjykatën e Hagës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 13:45
Ish-lideri i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç do të fillojë mbrojtjen e tij në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë.Karaxhiç do të mbrojë veten kundër 10 akuzave për genocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit gjatë luftës në vitin 1990.Ish lideri i serbëve të Bosnjes i ka mohuar akuzat dhe lidhjen me masakrën e Srebrenicës të kryer nga trupat serbo-boshnjake në korrik 1995Seancat në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ndaj Karaxhiç kanë nisur në tetor të vitit 2009.Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç u arrestua në 2008 në Beograd, pas 13 vitesh në arrati.