Tifozët serb kërcënojnë shqiptarët
Ndeshja e nesërme e futbollit në Shkup mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Serbisë ka mobilizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti pas njoftimeve në media dhe rrjete të ndryshme sociale se huliganë dhe fansa të dy skuadrave më të mëdha serbe, do të shfrytëzojnë qëndrimin e kombëtares së tyre në Shkup, për të qëruar hesape me shqiptarët e Shkupit.MPB në Maqedoni ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë lidhur me ndeshjen e nesërme të futbollit Maqedoni-Serbi.MPB sot ka mbajtur një takim me Federatën e Futbollit lidhur me situatën për ndeshjen e nesërme. Përballja me kombëtaren e Serbisë është vlerësuar e rrezikut të lartë dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për evitimin e incidenteve të mundshme.MPB pritet që prej sonte të bëj përforcimet e duhura në të gjitha akset rrugore dhe në pikat nevralgjike ku priten tensione dhe vandalizëm të huliganëve serb. Qytetarët janë paralajmëruar që të kenë kujdes gjatë ditës së djeshme gjatë udhëtimeve të tyre drejt stadiumit "Filipi i II".