Serbia marrëveshje me Pakistanin për shitje armësh

Serbia do të arrijë marrëveshje me Pakistanin që do t`i mundësojë asaj eksportimin e pajisjeve ushtarake në vendin aziatik, ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç.“Ato që ne mund të ofrojmë, janë automjetet e blinduara, municion i kalibrit të madh, pushkë dhe pajisje të natës”, ka thënë Vuçiç pas takimit në Beograd me homologun pakistanez, Syed Naveed Qamar.Ministri i Pakistanit ka thënë se detajet e marrëveshjes potenciale do të bëhen të ditura pasi delegacioni i Serbisë të vizitojë vendin e tij në muajt e ardhshëm.Për vite të tëra, Serbia ka bërë përpjekje të rrisë eksportet e industrisë ushtarake.Sipas të dhënave të fundit zyrtare, këto eksporte janë rritur në 247 milionë dollarë nga 75 milionë dollarë sa kanë qenë rreth pesë vjet më parë.