Vulin: Serbia s`do të largojë institucionet e saj nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 12:55
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka deklaruar sot në Mitrovicë se Serbia nuk do të shpërbëjë institucionet e saj në Kosovë.“Heqja e institucioneve serbe nuk është e mundur, jo vetëm pse një gjë e tillë është kundër Kushtetutës dhe ligjeve tona, por është edhe kundër nevojave të banorëve”, ka deklaruar Vulin.Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Vulin i ka bërë këto komente pasi ka vizituar studentët e Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë.“Bota duhet të kuptojë se Serbia është në dispozicion këtu”, ka thënë ai.Diplomatët evropianë i kanë kërkuar shtetit serb të heqë strukturat paralele nga Republika e Kosovës, si kusht për të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.