Lëvizja e lirë, Serbia e Maqedonia rrezikojnë kthimin e vizave

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shumë shpejt do të fillojnë një e nga një të heqin regjimin pa viza për Serbinë dhe Maqedoninë.Një fakt i tillë është konfirmuar nga Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ku sipas saj kjo nuk është qëllim në vetvete, por një lloj presioni për “ndalimin e fluksit të azilkërkuesve të rremë”. Ky mekanizëm pritet të propozohet në takimin e ministrave të BE-së më 25 tetor.Fajon ka thënë se mekanizmi i tillë kërkohet nga vendet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia.Sipas Komisionit Evropian, bëhet fjalë për Gjermaninë, Francën, Austrinë, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën.Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se rikthimi i vizave do të linte pasoja të mëdha për shtetin serb, por edhe për Bashkimin Evropian.