Kosovë, policia çaktivizion një granatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2012, 11:20
Policia e Kosovës ka çaktivizuar sot një granatë dore, që ishte vendosur në hyrje të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Prishtinë.Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, Arta Istrefi, zyrtare për informim në Ministrinë e Tregëtisë.Ajo ka theksuar se pas çaktivizimit të bombës i gjithë stafi i kësaj ministrie tashmë është kthyer në objekt, ndërsa policia po zhvillon hetimet për rastin.