PS mbledh Kryesinë, në fokus strategjia elektorale

Partia Sociaslite ka mbledhur për herë të parë në këtë vit elektoral Kryesinë për të diskutuar për fushatën zgjedhore dhe strategjinë për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.Mbledhja e kryesisë po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa në fokus të mbledhjes është organizimi i strukturave dhe strategjia e komunikimit me qytetarët deri në ditën e zgjedhjeve.Një pjesë e rëndësishme e organizimit është edhe censusi i brendshëm për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve që përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë me çdo votues dhe përgatitjen e listave të detajuara me njerëzit që do të votojnë në 23 qershor.Në lidhje me censusin, Kryesia pritet të përcaktojë edhe detajet se si do të përgatiten tabelat me rezultatet e këtij verifikimi derë më derë të çdo votuesi, të çdo emigranti por dhe të mundësisë së organizimit të kthimit të tyre për të votuar.Forumi i lartë socialist do te diskutojë edhe organizimin e shtabeve elektorale dhe strukturën e tyre nga selia qëndrore tek çdo qendër votimi.Në rendin e ditës, parashikohet që kryesia të marrë një vendim për qëndrimin e deputetëve socialistë në lidhje me ndarjen e mandateve, por edhe të diskutoje organizimin e PS-së për 2-vjetorin e demonstratës se 21 janarit  ku humbën jetën 4 prostestues.Mbledhja e Kryesisë i paraprin Asamblesë Kombetare, e cila do të mblidhet në 25 janar .