Topi nga Gramshi: Me Ramën na ndan programi, me Berishën morali politik
Fryma e Re Demokratike është ndalur sot në qarkun e Elbasanit për të zhvilluar një dialog të hapur me qytetarët e rrethit të Gramshit dhe Belshit. Kryetari i FRD-së Bamir Topi ka deklaruar edhe njëherë se kjo parti nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra, pasi nuk i bashkon asgjë me to.“Opozita e cila është e dobët ka bashkëpunuar me pushtetin si në ndryshimet kushtetuese ashtu edhe për kodin zgjedhor.Me Edi Ramën ne na ndan ideologjia, ndërsa me Berishen na ndan thellësisht morali politik. Për këtë arësye ne kemi vendosur të bëjmë koalicion vetëm me qytetarët dhe më asnjë tjetër ” tha kryetari i FRD-së.Topi ka theksuar më tej nga Gramshi se FRD ka mision të sajin zhdukjen e mashtrimit të politikës. Ndërsa për angazhimin e tij politik kryetari i FRD u shpreh para qytetarëve të Gramshit në këtë mënyrë “Personalisht e ndjeva një detyrim që të rikthehesha në politike , jo për te siguruar një karrige, por për ti shërbyer qytetarëve”.Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Berisha për koston e shitjes së Shqipërisë 1 euro e cila ka demtuar interesin e qytetarëve.Ndërsa deputeti i FRD Gazmend Oketa theksoi se kryeministri ynë përpara se të thyejë rekorde në not duhet të thyejë njehër rekordet negative në korrupsion, arsim dhe shëndetësi .