Fushata e akuzave PD-PS, analistët: Shterpësi alternativash dhe vizionesh

Akuzat e ngritura ndaj familjarëve të liderëve politikë Berisha e Rama shihen si shterpësi alternativash nga analistët në vend. Për Arjan Vasjarin dhe Henri Çilin akuzat e bera në kuadër të luftës ndaj korrupsionit nuk janë gje tjetër, vecse mungesë vizioni nga të dy palët.Ndërsa Eduart Zaloshnja thotë se akzua të tilla vijojnë të jenë pjesë e politikës disavjecare të ndjekura nga forcat politike, ndërsa paralajmërojnë se kjo situatë do të vijojë deri në fund të fushatës zgjedhore.Që në fillim të vitit nga dy selitë e partive të mëdha PD e PS janë artikuluar akzua të forta për korrupsion për fëmijët e Kryeministrit Berisha nga Partia Socialiste dhe për bashkëshorten e liderit socialist nga selia blu.